Brickos

Kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ngushëllon familjen e Bajram Rexhepit

Me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të ndjerit.

“Na ka pikëlluar shumë lajmi për vdekjen e ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Mitrovicës, ish-ministrit, veprimtarit të shquar, patriotit të devotshëm dhe mikut tim Bajram Rexhepi.

Bajrami do të mbetet në kujtesën tonë si doktor trim e humanist, si njeri që tregoi guximin për t’i kontribuar vendit të tij para, gjatë dhe pas luftës së UÇK-së. Me profesionalizëm në kohët më të vështira ai shëroi ushtarët e plagosur të UÇK-së.

Doktor Bajramin do ta kujtojmë si personalitet me karakter, të sinqertë dhe të përkushtuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

E respektuara familje Rexhepi, në emrin tim, të Komunës së Skenderajt dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në ngushëllimin e kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …