Gerasimovski: Popullata josllave në Maqedoni po rritet për 6.500 veta në vit, ajo sllavo-maqedonase po bie për 3500 në vit

Gerasimovski: Popullata josllave në Maqedoni po rritet për 6.500 veta në vit, ajo sllavo-maqedonase po bie për 3500 në vit

Donço Gerasimovski, analist demografik dhe ish drejtor i Entit Shtetëror i Statistikës të Maqedonisë, ka shkruar se në trembëdhjetë vitet e fundit rritja natyrale te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negative, derisa te shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët ajo është vazhdimisht në rritje.  Popullata krishtere po pakësohet për rreth 3.500 persona në vit. Për dallim nga ajo, popullata me besimit mysliman,  shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët po rritet në vit për 6.500 persona. E këtillë është gjendja nga viti 2004 deri në vitin 2014. Trendi i pakësimit të maqedonasve është pothuajse në 58 komuna, ndërsa në disa numri po lëviz prej 2.000 deri në 3.000 në vit. Më shumë vdesin sesa lindin”, thotë Gerasimovski, transmeton agjencia INA.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …