Hashim Thaci

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot dekreton gjyqtarët dhe prokurorët nga pacikat kombëtare të vendit

Sipas një deklarate të Presidencës, thuhet dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga pacikat kombëtare të vendit  është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore. Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015. Më 17 tetor ishte paraparë dekretimi i gjyqtarëve serbë që do të punonin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, por që për shkak të mosardhjes së gjyqtarëve kishte dështuar. Kryetari Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksadar Vuçiq kohë më parë janë marrë vesh që marrëveshja për drejtësinë të fillojë së zbatuari nga 17 tetori, ditën kur pritej të bëhej dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas dështimit të dekretimit më 17 tetor, presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte akuzuar Serbinë dhe BE-në për dështimin.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …