Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot në Vatikan pritet në takim nga Papa Françesku, nesër udhëron për në Amerikë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur sot nga Papa Françesku, në Vatikan

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur sot nga Papa Françesku, në Vatikan. Thaçi ka theksuar se Kosova vazhdon të ruajë durimin, besimin dhe vlerat që kemi si shoqëri, dashurinë dhe solidaritetin në familje dhe në shoqëri, respektin për dinjitetin e secilit, tolerancën dhe bashkëpunimin. “Vatikani është udhërrëfyes dhe motivues për të qëndruar të paluhatur në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave. Prandaj, edhe jemi krenarë me Nënën Terezë, sepse askush më mirë se ajo nuk i ka mbrojtur dhe përhapur kudo në botë këto vlera”, ka deklaruar Thaçi. Vatikani edhe nëntë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, nuk e ka njohur Shtetin e Kosovës, as pritet ta njohë në të ardhmën, për shkaqe të natyrës fetare dhe raporteve të ngushta vëllazërore që ka me kreun ortodoks të Serbisë e Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …