Kryetari Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Turqi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Turqi. Ai do të pritet në takim dhe do të bisedojë me kryetarin e këtij Shteti, Rexhep Tajip Erdogan. RTK ka bërë të ditur se Thaçi dhe Erdogan, pritet të  diskutojnë lidhur me zhvillimet dhe marrëdhëniet mes dy shteteve. Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe gjatë tërë kohës e ka mbështetur nëpër organizatat ndërkombëtare.  Me rastin e paralajmërimit të vizitës së Thaçit në Turqi, kryetari Erdogan ka përsëritur fjalët e Mustafa Kemal Ataturk, i cili ka thënë:  “Ne e duam popullin shqiptar, i njohim si vëllezër dhe nuk i konsiderojmë të  largët nga ne”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …