Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar pauzë për konsultime

Pak kohë pas seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar pauzë për konsultime. Kërkesa për pauzë është bërë pasi shefi i Grupit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala kanë kërkuar votim të menjëhershëm për Qeverisë Haradinaj ndërsa nga ana tjetër shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ai i Nismës, Bilall Sherifi dhe deputetët të Grupit 6 + kërkuan të ketë debat. Pas jkëtyre kërkesave, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi pauzë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …