Kryetari Latifi dhe ministri Damka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit të Rahovecit  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka nënshkruar edhe zyrtarisht Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për financimin e ndërtimit të sheshit në qendër të qytetit, i cili do të financohet me 80% të mjeteve nga ministria dhe 20% nga Komuna e Rahovecit. Ky projekt do të mundësojë shfrytëzimin më të mirë të hapësirës publike si dhe funksionimin më të përshtatshëm të të gjitha veprimtarive që zhvillohen në qendrën e qytetit të Rahovecit. Kryetari Latifi e ka falënderuar ministrin Fikrim Damka, për përkrahjen e dhënë për Komunën e Rahovecit!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …