Kryetari Latifi, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me UN-Habitatin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me UN-Habitatin, përkatësisht Gwendoline Mennetrier, kryekëshilltare teknike për bashkëpunim në planifikimin hapësinor. Kjo marrëveshje i hap rrugë procesit për ideimin e konkursit për Sheshin Qendror të Qytetit. Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit së bashku me UN-Habitatin është në fazën finale të planit për mbajtjen e konkursit ndërkombëtar për projektimin e sheshit. Siç edhe jeni njoftuar më herët, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, është duke u përkujdesur që i tërë projekti të përcillet nga procedura tejet transparente e moderne, duke bashkëpunuar ngushtë me UN-Habitatin. Për sheshin që do të ndërtohet në Rahovec, secili qytetar do ta ketë mundësinë që ta thotë fjalën e vet, përmes organizimit të debateve mbi këtë projekt që pritet të bëhen. Memorandumi i Mirëkuptimit me UN-Habitatin Komunës së Rahovecit do t’i shërbejë edhe për projekte të tjera në të ardhmen. Bashkëpunimi me këtë organizatë në fushën e planifikimit hapësinor e rritë transparencën, funksionalitetin dhe profesionalizmin në zbatimin e projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …