Airport Adem Jashari
kek
mbpzhr 2018
MIT
Fillimi / Lajmet / Presidenti i KE-së, Juncker ka thotë se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë
Presidenti i KE-së, Juncker ka thotë se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë

Presidenti i KE-së, Juncker ka thotë se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti i KE-së, Juncker ka thënë se njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike, duke shtuar se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të vendit. Ndonëse refuzoi të ndërhyjë në debatin midis Presidencës dhe mazhorancës në Shqipëri për 30 qershorin, ai thotë se nëse zgjedhjet mbahen, askush nuk duhet t’i ndalojë qytetarët të shprehin mendimin. “Dua të theksoj, edhe pse është një çështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen, përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet”, u shpreh Juncker.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin

Haradinaj: Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin

Kryeministri i vendit në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim Halit Konushevcin, ...