Kryetari Latifi ka pritur në takim përfaqësuesit e KEDS-it

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, pritën në takim përfaqësuesit e KEDS-it, z. Turan Kocabayraktar, Drejtor i Investimeve, z. Avni Alidemaj, Zyrtar i Pajtueshmërisë, z. Faruk Gjukaj, Menaxher për Punë Ndërtimore, z. Kreshnik Sokoli, Drejtor i Distriktit në Gjakovë, z. Fadil Fazliu, Koordinator i Zyrës Qendrore dhe z. Fatmir Jashari, Udhëheqës i Projekteve, me të cilët diskutuan rreth situatës elektro-energjetike në Komunën e Rahovecit. Përfaqësuesit e KEDS-it u informuan me situatën e rënduar energjetike, derisa u theksua se është e domosdoshme rritja e nevojës që të sigurohet cilësi sa më e lartë e shërbimeve me energji elektrike për qytetarët e komunës sonë. Po ashtu, u kërkua rritje e investimeve, duke vendosur trafostacione në disa fshatra ku ka nevojë më së shumti, investime dhe përmirësime në rrjetin energjetik në qytet në disa lagje, si: Lagjen e Arrave, Lagjen e Epërme, Rr. Vëllezërit Frashëri, Rr. Vëllezërit Haradinaj, duke pasur parasysh se kohët e fundit jemi përballur me probleme të shumta të furnizimit me energji elektrike. Në investimet e komunës në projektet infrastrukturore, ka theksuar nevojën që kërkesat të trajtohen në afat të shpejtë dhe të mos ketë vonesa të paarsyeshme, si dhe shkurtim i afatit në dhënien e pëlqimeve për projekte. Zyrtarëve të KEDS-it iu dorëzua lista me kërkesat konkrete për secilin vendbanim që ka nevojë për investime në rritjen e kapacitetit me energji elektrike. Ndërsa, zyrtarët e KEDS-it shprehën gatishmërinë që të kemi koordinim në planet investive dhe premtuan që do të ketë pakësim të problemeve e shtim të menaxhimit më efikas të energjisë elektrike. Ata na prezantuan edhe planet investive për vitin 2024-2025.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …