Kryetari Latifi ka pritur në zyrën e tij njërin nga trembëdhjetë të mbijetuarit e Masakrës së Pastasel Shaq Gjemaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur në zyrën e tij, njërin nga trembëdhjetë të mbijetuarit, i cili u plagos rëndë në Masakrën e 31 marsit në Pastasel, Shaq Gjemaj nga Guri i Kuq. Atë ditë kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë të moshave të ndryshme e të të dy gjinive, jetën e këtij burri vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, vdekje të cilën e panë me sy, por, për fatin e tyre të mirë, shpëtuan për t’u bërë rrëfimtarë dhe dëshmitarë të gjallë të atij tmerri. Ndonëse mes shumë vuajtjesh dhe dhimbjesh, me forcën e tij, na tregoi që jeta e re vazhdon dhe të ngrihesh mes vdekjesh nuk është e lehtë, por, nuk është as e pamundur. Kryetari Latifi tha se, me përkushtimin tim më të madh si Kryetar Komune, sot, në shenjë respekti për gjithë atë çka këta përjetuan, i kam dhënë mirënjohjen me këtë motivacion: “Për mundin, sakrificën dhe dëshmitë e luftës, paraqitur edhe para Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës në Hagë, për zbardhjen e krimeve serbe”. I uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, bacës Shaq!

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …