Kryetari Latifi ka takuar qytetarët e fshatrave Retijë dhe Retijë e Ulët

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, kapiteni Fazli Morina dhe zyrtarë policorë, mbrëmë takuan qytetarët e fshatrave Retijë dhe Retijë e Ulët. Në këtë takim u përqendruan në diskutim rreth problemeve nga dëmtimet e pronave të qytetarëve nga persona keqbërës, të cilët, me veprime qyqare dhe të ulëta, kanë krijuar shqetësime dhe pasiguri. Kryetari Latifi tha se, keqbërësit nuk kanë vend në shoqërinë tonë! Me policinë u pajtuan që të rritet bashkëpunimi, të shtohen angazhimet për zbatimin e planit të veprimit, duke intensifikuar edhe patrullimet në këtë zonë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe persona duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …