Kryetari Latifi me bashkëpunëtor, ka marrë pjesë në aktivitetin e nxënësve me nevoja të veçanta

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, ka marrë pjesë në aktivitetin e nxënësve me nevoja të veçanta. Ai me këtë rast ka thënë se, madhështia e një shoqërie qëndron në atë se sa ka vullnet të pranojë e integrojë të gjithë pa dallim. Sot është ditë e veçantë për ata që janë të veçantë, që reflektojnë dashuri e optimizëm. Andaj, ta kthejmë çdo ditë, në dashuri për të gjithë të prekurit me Down Syndrome. Përkrahja për fëmijët me sindromën Down dhe familjet e tyre, nuk duhet të mungojë asnjëherë, për t’i kaluar së bashku sfidat e tyre të përditshme që të përmbushin potencialin e tyre, e për këtë qëllim nuk duhet të mungojë angazhimi i secilit prej nesh!

 

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …