Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë bënë homazhe në Reçak

Sot, në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, nën peshën e kujtimeve për ata që s’janë, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me Kryetarin Ramush Haradinaj dhe me kolegë, kujtuan, u përkulën dhe nderuan sakrificën e tyre në një ditë si kjo, e cila me plot të drejtë shënohet si Dita e Gjenocidit. Më 15 janar 1999, forcat serbe në fshatin Reçak, ndanë meshkujt nga familjet e tyre dhe më pas ata u gjetën të ekzekutuar në një mal në afërsi të fshatit. Atë kohë, shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori William Walker, Masakrën e Reçakut e kishte cilësuar si “Krim kundër njerëzimit”. Krimet gjenocidiale të Serbisë mbeten të pandëshkuara edhe sot nga drejtësia. Ne, asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi për të gjithë fëmijët, gratë, pleqtë e burrat që u masakruan pamëshirshëm nga ky shtet që as sot nuk heq dorë nga politikat gjenocidiale.

Lavdi të gjithë të rënëve! Ne nuk e harrojmë të kaluarën! Ne nuk e falim krimin!

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …