Kryetari Latifi, nënshkruan vendimin për reduktimin e stafit të Komunës së Rahovecit

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për reduktimin e zyrtarëve nëpër institucione, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi,  ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët, dhe si Shef i shtabit lokal emergjent, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr/08 Pika nr. 9, ka marrë këtë vendim:

Reduktohet stafi i zyrtarëve komunal në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit komunal, si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus(COVID -19).

Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë.

Frikë jo, të shtojmë më shumë kujdesin! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Viti 2026, vit i përkushtimit ndaj fshatrave

“Viti 2026 dhe vitet në vijim do të jenë vite të përkushtimit ndaj fshatrave, me …