Kryetari Latifi, takohet me punëtorët e administratës komunale për raportin e vijueshmërisë përgjatë muajit shkurt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka takuar punëtorët e administratës komunale, duke i njoftuar për masat që do të ndërmerren për ata që nuk e kanë respektuar orarin e punës dhe se ndalesa e mëditjeve do të filloj nga ky muaj. “Ashtu siç e kemi biseduar në këtë sallë në mbledhjen e muajit janar 2022,  nga ky muaj do t’u ndalen mëditjet në pagë punëtorëve të cilët nuk kanë arsyeshmëri të mungesës në punë. Nga raporti i vijueshmërisë, pothuajse 80 % e punonjëseve do t’u ndalet mëditja në pagën e muajit mars. Deri të hënën kushdo nga punëtorët që nuk e ka arsyeshmërinë dhe nuk e dërgojnë atë arsyeshmeri tek drejtori apo përgjegjësi, paga do t’u del me heqje të mëditjeve. Kontrollë të vijueshmërisë do të ketë edhe për punëtorët e shëndetësisë dhe  punëtorët e sektorit të arsimit”, ka thënë kryetari Latifi. Gjithashtu kryetari Latifi, ka thënë se përveç mëditjeve do të merren edhe masa tjera përmes komisionit disiplinor, andaj respektojeni punën ashtu siç e keni të përcaktuar me kontratë, secili nga ju e keni nënshkruar një kontratë të cilën duhet ta respektoni, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …