leoni

Më 9 qershor 2021 mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e kryetarit të shtetit, Ilir Meta

Kryetari Meta është në një procedure shkarkimi në Kuvendin e Shqipërisë, brenda afateve që ka përcaktuar Kuvendi

Kryetari i Komisionit të Ligjeve të PS-së Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta në lidhje me paralajmërimin e tij për shpërndarjen e parlamentit, duke theksuar se dekretin e tij do ta zhbëjë parlamenti. Manja tha se nëse presidenti kthen dekretin, shumica do ta rrëzojë në Kuvend dhe se shpërndarja e parlamentit është absurde. Në lidhje me paralajmërimin e Presidentit se nuk do t’i dekretojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me betimin e gjyqtarëve, Manja tha: “Në fakt unë jam njohur dje me deklaratën e Presidentit të Republikës dhe me erdhi keq që presidenti zgjodhi të bëjë një deklaratë të tillë në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Dje ishte Konferenca e Donatoreve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk më erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe unë gjej rastin të falënderoj donatorët dhe kryeministrin. Për presidentin e kam të qartë përgjigjen, kjo mazhorancë do të zbatojë Kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e Kuvendit. Nëse presidenti në vazhdën e shumë ligjeve që nuk i dekreton dhe ia kthen përsëri Kuvendit, Kuvendi do të rrëzojë dekretin e presidentit”, tha ai.

Po ashtu, Manja shtoi se “Presidenti me qellim ose jo nuk iu referua dje se kur është depozituar nisma në Kuvendin e Shqipërisë. Nisma për ndryshime në ligjin e Gjykatës Kushtetuese është depozituar në kuvendin e Shqipërisë në 6 dhjetor të vitit 2019, Kuvendi u shpërnda në 18 dhjetor të vitit 2019 sepse u mbyll sesioni i vjeshtës dhe rifilloi punën sipas rregullores se kuvendit në 20 janar dhe projektligji që në miratuam në kuvendin e Shqipërisë kaloi në të gjitha filtrat dhe procedurat parlamentare dhe ishte një ndryshim normal, ishte një mekanizëm për zhbllokimin e një situate konfliktuale sië është rasti i betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

“Absolutisht nuk ka lidhje me vizitën e komisionit të Venecias, këtë e trajtuam dhe me takimin e komisionit te Venecias, ishte një koincidencë sepse nisma kishte mbi dy muaj që ishte në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti qëllimisht i ngatërron këto gjera. Nuk ja mohon kushtetuta te drejtën e dekreteve presidentit edhe në rastin e ligjit për gjykatën Kushtetuese presidenti është i lirë të ushtrojë atributin e vet kushtetues, ta dekretojë ose jo por nuk ja lidh dot duart parlamentit në një republike parlamentare për të miratuar ato ligje për të cilat është votuar parlamenti. Presidenti mund të ketë parasysh shumë gjëra por duhet ti referohet nenit 1 të Kushtetutës se Shqipërisë, Shqipëria është republikë parlamentare”, tha ai.

Manja thekson se Presidenti është një institucion kushtetues që buron nga kuvendi i Shqipërisë dhe është i detyruar si çdo institucion tjetër ti bindet kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

“Presidenti do të duhet ti kthehet pozicionit të tij kushtetues, simbol i unitetit të kombit dhe unë mendoj se Ilir Meta si president me këto trajektore dhe sjellje politike që ka patur në vijimësi që në janarin e vitit 2019 dhe me anulimin e zgjedhjeve vendore por dhe me rastin e fundit që ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese unë mendoj e presidenti e ka humbur rolin e tij si simbol i unitetit te kombit”, tha ai.

Po ashtu, Manja akuzoi presidentin Meta se është bërë palë me opozitën.

“Ilir Meta sot është opozita e vendit, me sjelljen e vet politike po luan rolin e opozitës. Ne si mazhorancë për sa kohë do të jetë në atë funksion do e respektojmë si president i vendit por kjo nuk do të thotë që kuvendi mos analizojë dhe te trajtojë sjelljen e presidenti të republikës shkeljen e Kushtetutës. Nëse presidenti ka probleme të natyrës kushtetuese si çdo institucion, është i lirë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha ai. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …