Kryetari Muharremaj, paralajmëron protesta paqësore, kundër gjendjes së krijuar nga KEDS-i

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj,në një shkrim në fcb, ka  paralajmëruar bllokim rrugësh dhe  protesta paqësore, kundër gjendjes së krijuar nga KEDS-i. Ai në fcb, shkruan: “Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tejzgjatura tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme. Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë. Nëse kjo situatë nuk përmirësohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirësimin e kësaj gjendje”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …