Ushtarët amerikanë

Skënder Sadri KAPITI: Thank You USA, mburoja dhe garancia për Kosovën!

Këtë falënderim për SHBA-në nuk e bëj vetëm unë por të gjithë shqiptarët , për faktin e rolit të jashtëzakonshëm dhe vendimtar që kanë luajtuar dhe luajnë SHBA-të në mbështetje të të drejtave kombëtare, të lirisë,të pavarësisë,të shtetndërtimit të shtetit modern dhe për integrimi si të Shqipërisë edhe të Kosovës.

SHBA-kanë meritën kryesore historike për Çlirimin dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe në vazhdimësi edhe për njohjet ndërkombëtare  të Shtetit të Kosovës; të mbrojtjes që SHBA i bën Kosovës në OKB, në NATO  dhe në mbështetjen që i bën SHBA Kosovës për antarësimin e saj në të gjithë organizmat ndërkombëtare.

Ishin SHBA-të të parat ato që e njohën, ishin ato të cilat e ndërkombëtarizuan dhe e mbështetën UÇK-në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgimtare e së cilës është Ushtria e Shtetit të sotëm të Kosovës.

Ishin SHBA-të ato të cilat i detyruan shtetet më të fuqishmne të Europës, pikërisht ato prej të cilave një shekull më parë i shkaktuan tragjetinë shqiptarëve, coptimin e trojeve të tyre, dhe pra SHBA-të i detyruan ato  që të mblidhen në Konferencën ndërkombëtare për : Çështjen kombëtare shqiptare, për Kosovën, ku aty për herë të parë në historinë e shqiptarëve u mbajt një konferencë ndërkombëtare për shqiptarët dhe po për herë të parë ku aty ishin edhe përfaqësues të shqiptarëve.

Por edhe tani, kur Kosova ka tashmë Ushtrinë e saj, janë po SHBA-të faktori kryesor i cili paravendosi edhe krijimin e Ushtrisë, të Forcave të Armatosura të Kosovës, përkundër edhe pa marrë parasysh se a e dëshironin një gjë të tillë apo jo edhe shumë shtete të vetë BE-së.

Pra, edhe tani, edhe sot,  janë po SHBA –të, ato, të cilat mbështetën fort edhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Shtetit të Kosovës, dhe janë po SHBA ato të cilat do bëjnë edhe furnizimin e pajisjen, modernizimin dhe përgatitjen me standartet me moderne të kësaj ushtrie.

Pra, shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës SHBA-ve , këtij aleati strategjik dhe jetik të shqiptarëve se pa ndihmen dhe pa rolin e tyre nuk mund të parashikohej se si mund të kishte shkuar rrjedha historike e shqiptarëve, pasi shqiptarët kanë qenë gjithnjë të vetëm  në pëballje me armiqtë dhe me genocidion serbo-sllavo- grek të cilët kanë pasur edhe mbështetjen jo vetëm të Rusisë por edhe të Europës.

Për shqiptarët është fat i madh historik formimi dhe ekzistenca e SHBA-ve.

Janë po SHBA-të ato të cilat promovojnë dhe kontribuojnë aq shumë edhe për Drejtësinë shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë, në luftën kundë krimit dhe korrupsionit, për ndërtimin e shtetit modern me standarte demokratike, ata janë mbështetësit kryesorë strategjik edhe për integrimin e dy shteteve shqiptare për në BE.

Pra, edhe sot në ditën e Ushtrisë së Kosovës duhet që të gjithë shqiptarët t’u dërgojmë SHBA-ve mirënjohjen dhe falenderimin për atë se çfarë ndihme dhe kontributi të jashtëzakonshëm dhe vendimtar që kanë dhënë ato gjithmonë për shqiptarët  dhe për Kosovën.

 

Durrës, 14 Dhjetor 2018

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Hamëz Jashari: Sot i dhamë lamtumirën e fundit, veteranit të UÇK-së, Ragip Jasharit

Sot i dhamë lamtumirën e fundit, veteranit të UÇK-së, bashkëluftëtarit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari …