Luan Hamiti: Historikisht, Serbia e Greqia janë armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar

Luan Hamiti: Historikisht, Serbia e Greqia janë armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar

Historikisht, Serbia e Greqia janë armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar. Ata kanë vepruar dhe veprojnë në koordinim për të shkatërruar shtetet shqiptare. Që nga shekulli XIX kur u krijua Narçetanja serbe të Ilija Garashninit e Megali Idheja greke, serbo-grekët u kanë mohuar shqiptarëve shtetformimin. Ata kanë zili për sukseset shqiptare, kanë urrejtje shoviniste ndaj shqiptarëve dhe duan ta këputin Shqipërinë e Kosovën në mes.

Këtë vit, më 17 dhjetor do të festojmë 106-vjetorin prej themelimit të Shërbimit Sekret Shqiptar!

Është kjo arsye për festë, por edhe për reflektim për punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH)!

Festë për të shënuar ngjarjen e rëndësishme të para 106 vjeteve, kur u themelua një nga institucionet më të rëndësishme të Shtetit – Shërbimi Sekret Shqiptar Jemi të gjithë krenarë për djemtë e vajzat patriotike që ndër vite kanë sakrifikuar madje jetën për Atdheun në “llogoret” e zbulimit dhe kundërzbulimit, në mbrojtje të Institucionit! Rrugën e tyre do ta ndjekim me përkushtim e vetmohim për të çuar përpara Institucionin në suksese të reja.

Por, në kontekstin e sfidave e kërcënimeve të brendshme e të jashtme, mbi të gjitha të përpjekjeve plr destabilizim të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës nga grekët, respektivisht serbët, duhet të gjithë të reflektojmë dhe të jemi të gatshëm ta mbrojmë Kombin Shqiptar.

Historikisht, Serbia e Greqia janë armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar. Ata kanë vepruar dhe veprojnë në koordinim për të shkatërruar shtetet shqiptare. Që nga shekulli XIX kur u krijua Narçetanja serbe të Ilija Garashninit e Megali Idheja greke, serbo-grekët u kanë mohuar shqiptarëve shtetformimin. Ata kanë zili për sukseset shqiptare, kanë urrejtje shoviniste ndaj shqiptarëve dhe duan ta këputin Shqipërinë e Kosovën në mes.

 Nuk është çudi, prandaj, as ofanziva greko-serbe aktuale për destabilizim të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës:

-nga një anë, Greqia fryn artificialisht situatën në jug të Shqipërisë, duke bërtitur e dërguar ekstremistë për të destabilizuar situatën. Shembulli më i ri është në Bularat, ku një ektremist grek u vra pasi qëlloi në Policinë e Shtetit

-nga ana tjetër, Serbia vringëllon shpatat mbi veriun e Kosovës, duke dashur ndarjen e saj.

Shtrohet pyetja, çfarë duhet të bëjnë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Institucionit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në këto situata me potencial kanosës e rrezikshëm për integritetin e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës?

Mendoj se duhet të shtojnë vigjilencën. SHISH është pararoja e kombit që duhet të zbulojë çdo tendencë për destabilizim, t’i identifikojë armiqtë e të lajmërojë institucionet e tjeta të rendit mbi çdo rrezik potencial (pavarësisht nëse janë ata të Republikës së Shqipërisë apo bëhet koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës).

Vetëm me punë të përkushtuar do të arrijmë të kryejmë misionet e mbrojtjes së sovranietit dhe integritetit të shteteve shqiptare dhe të gëzojmë Përvjetore të tjera të Lavdisë.

Tiranë, 17 dhjetor 2018

Kontrolloni gjithashtu

Gresë J. Krasniqi: Na the të vazhdojm jetën, por çfar jete është kjo? Kur gjysma e zemres gjendet mes tullave e hekurave të zi e gjysma tjeter kerkon të ndaloj se rrahuri!

Koha ecën e jeta vazhdon, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë jetë të dyfisht, në njerën …