Kryetari Nura me bashkëpunëtor ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorët komunalë, bashkë me deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, në 25 vjetorin e gjenocidit serb mbi shqiptarët, me ç’rast më 15 janar të vitit 1999, u vranë dhe u masakruan 45 civilë shqiptarë. Masakra e Reçakut është ndër masakrat më ç’njerëzore që shteti i atëhershëm jugosllav kishte bërë në Kosovë, teksa po zhvillohej lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit. Lavdi të gjitha viktimave të Masakrës së Reçakut!

May be an image of 8 people

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …