leoni

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli: Me një kryetare të suksesshme si Sabiha e di se çka është e mirë për Pejën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli: Me një kryetare të suksesshme si Sabiha e di se çka është e mirë për Pejën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha sot në Pejë se ndhet krenar se janë të vetmin që kanë nominuar tri kadndiate femra për kryetare të komunave. Veseli tha se iu ka thënë hapësirë dhe do t’iu jap edhe në të ardhmen grave ndërsa shprehet i sigurt se në Pejë do të fitojë kandidatja Sabiha Shala. “Me një kryetare të suksesshme si Sabiha e di se çka është e mirë për Pejën. Peja do të jetë një qytet shumë më i zhvilluar shumë më i mirë me të”, tha Veseli. Sipas tij Peja i ka resurset, ndërsa Sabiha e ka vizionin.

Ai premtoi se Sabiha Shala si kryetare e komunës do të jetë kryetarja më e pavarur e cila do iu jap llogari veç qytetarëve. “Me kryetaren në Pejë jo vetëm që do të ketë investime që do të vijnë nga institucionet e Kosovës, por të jeni të sigurt se me Sabihan kryetare do të vijnë shumë investitor në Pejë”, tha kryetari I PDK-së.

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, duke falënderuar kryetarin Veseli për kandidimin, i cili sipas saj ka dëshmuar se Pejën do ta ndryshojë, po ndërton edhe historinë pasi që po i jep mundësinë një gruaje për të qenë kryetare e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …