Dr. Ilmi Veliu: Qëndrimet shumë ekstreme dhe antishqiptare të Olsi Jazexhiut, Mustafa Nanos e ca budallenjve të tjerë

Dr. Ilmi Veliu: Qëndrimet shumë ekstreme dhe antishqiptare të Olsi Jazexhiut, Mustafa Nanos e ca budallenjve të tjerë

Në fillim u habita dhe nuk isha ne gjendje ta kuptoj qëndrimin pro serbo-rus,dmth pro sllav dhe shumë antishqiptar të hoxhës radikal nga Malezia, Olsi Jazexhi. Për ne shqiptarët, që për fat të keq dhe pa fajin tonë, mbetëm jashta kufirit të Shqipërisë mëmë, qëndrimet shumë ekstreme dhe antishqiptare të Jazexhiut, Mustafa Nano e ca budallenjve të tjerë, që për fatin tonë janë pakicë, na qudisin dhe na lejnë pa tekst. Për ata që nuk e njohin, Olsi Jazexhi eshtë i lindur në një fshat të largët dhe malor të Devollit të Korçës. Në fshatrat përreth Korçës e Pogradecit ka edhe asi personash që për interesa personale e për para, prezentohen edhe si grekë, bullgarë, maqedonas e serbë. Sipas urrejtjes së madhe që ka dhe qëndrimeve antishqiptare, shihet se edhe Olsi ka rrënjë greke apo serbo-bullgare. Ka mundësi të ketë edhe rrënjë osmano-anadollake, sepse mbiemri Jazexhi eshte mbiemër turk. Për shumë vite, ai është mësuar dhe trajnuar në Kualla Llumpur të Malajzisë,në fillim për teologji dhe pastaj  kinse për Historinë e Qytetërimit Osman, por trajnimi dhe detyra që ai ka marrë mbi vehte eshtë, që ai sa më rëndë dhe sa më keq ti fyej shqiptarët, historinë e tyre të lashtë iliro-pellazge dhe të bejë përqarje sa më të madhe fetare në mes tyre.

Ai si agjent i specializuar – sekret, serbo-rus është dërguar me detyra speciale në shumë vende të Orientit, që nga Arabia Saudite deri te Tailanda, Algjeria, Singapori, Turqia… dhe ne fud ka ardhur në Shqipëri. Olsi prezentohet edhe si hoxhë e musliman i devotshëm por  shihet se ai eshtë i mësuar specializuar e i trajnuar nga sigurimet sekrete serbo-ruse që ta prezentoi Islamin si fe shumë radikale,fe që nuk i pranon dhe nuk i don fetë e kombet tjera në botë, dhe si fe  që i urren dhe duhet ti luftoi fetë tjera në Ballkan, Evropë e Botë….. Ai pra është i interesuar që të prezentoi historinë e feve në Ballkan dhe kinse presioni që bëhet kundër shqiptarëve muslimanë në Shqipëri eshtë shumë i madh dhe se ai presion i ka ka këthyer nga turq në shqiptarë. Duke poseduar fonde te huaja dhe duke i paguar fortë mediat shqiptare, ai eshtë aktiv në shumë media dhe shkruan me urrejtje të madhe kundër kombit shqiptar. Eshtë aktiv dhe merr pjesë edhe në debate mbi historinë, politikën dhe mënyrën se si shqiptarët janë turqë e arabë dhe se kombi shqiptarë eshtë i shpifur nga Italia e Austria dhe se asnjëherë nuk ka eksistuar.

Se ai është pro serbë dhe punon për teoritë e Akademisë serbe, ku thuhet se shqiptarët nuk eksistojnë si komb, por janë turq dhe se duhet te shpërngulen për në Turqi, e vërteton edhe vizita që ai ia ka berë përmendores më të madhe serbe në Gazimestan të Kosovës dhe fotografisë së tij ku ai na përshëndet me tre gishtat lart, që eshtë përshëndetje e radikalëve dhe shovenistëve serbë. Pikërisht nga ky vend famëkeq, prej ku Jazexhiu na përshëndet me tre gishta, lugati  Millosheviq, me tre gishtat lartë, e filloi fushatën luftarake për zhdukjen e shqipotarëve. Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar. Për të, Skënderbeu dhe Nëna Tereze janë figura fetare të katolikëve dhe nuk kan të bejnë me shqiptarët myslimanë, ndërsa Rilindja e Naim Frashërit e sajoi dhe e çpiku Gjergjin si figurën më të madhe historike shqiptare. Në këtë rast Jazexhiu harron se vetë Naimi me vëllezrit ishin myslimanë të devotshëm por asnjëherë nuk thanë se Skenderbeu nuk eshtë i tyre dhe se shqiptarët janë turq apo arabë. “Në Shqipëri dhe Kosovë myslimanët përbëjnë shumicën e nuk mund të pranojnë si heronj figura nga propaganda katolike”, thot Jazexhiu. “Kemi qenë Turq” deri në vitin 1912, dhe se Perandoria Osmane nuk i ka pushtuar shqiptarët sepse ata nuk kanë eksistuar. Pastaj ,,historiani,, hudum, Olsi Jazexhiu e ndryshon mendimin se Italia e Austria i çpikën shqiptarët dhe thotë se “Shqipëria është pjellë e Turqisë evropiane”. Ai Shpreson se historia do të rishikohet dhe se në tekstet shkollore “do të mësojmë se përpara vitit 1912 ne shqiptarët kemi qenë osmanë.

Olsi Jazexhi ka nënshtetësi dhe dokumente te disa shteteve dhe se fundmi ka marrë edhe nënshtetësinë e Kanadës por momentalisht eshtë në Tiranë, ku punon dhe kontribon për sigurimin serb dhe detyra e tij e madhe dhe kryesore eshtë që në Shqipëri e Kosovë të krisë lufta ndërfetare dhe pastaj të ndërhyjë Serbia për të qetësuar dhe  bindur shqiptarët se ata janë turq dhe se duhet te shpërngulen për në Anadoll……….

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …