Edi Rama

Edi Rama, kritikoi BE-në lidhur me kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi Bashkimin Evropian për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, Brukseli në të njëjtën kohë po negocion me Serbinë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Rama, në një intervistë për gazetën “DerStandard” të Vjenës, nënvizoi se Bashkimi Evropian po i bën padrejtësi Shqipërisë dhe Kosovës. “Shqipëria ishte anëtare e NATO-s para Malit të Zi. Veç kësaj ne jemi duke bërë disa vendime për reforma gjyqësore gjithashtu para Malit të Zi. Është fantastike që Serbia e Mali i Zi po negociojnë me BE-në, por është e padrejtë që ne nuk po e bëjmë atë”, tha Rama.  Ai ka thënë po ashtu se ndonëse kosovarët kanë shtetin e tyre, nuk gëzojnë lëvizjen e lirë dhe janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre dhe “krejt kjo për shkak të disa kritereve të pakuptimta”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …