leoni

Kryetari Rama dhe Zëvendëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel inspektuan punimet në ish aneksin e Shkollës Ekonomike

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama bashkë me Zëvendës-Kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel që po qëndron për një vizitë në Kosovë dhe drejtoreshën e Arsimit, Jehona Lushaku – Sadriu, inspektuan të martën punimet në ish aneksin e shkollës ekonomike, i cili po transformohet në një objekt modern dhe funksional falë mbështetjes së Agjencisë së Bashkëpunimit për Zhvillim të Luksemburgut – LuxDev.

Shumë shpejt, ky objekt do të hapë dyert për nxënësit, duke ofruar një hapësirë të përshtatshme për mësim dhe zhvillim profesional.

Kryetari Rama tha më këtë rast se është shumë mirënjohës ndaj Qeverisë së Luksemburgut dhe Korporatës LuxDev (Development Cooperation Agency) për mbështetjen e tyre të palëkundur në ngritjen e standardeve arsimore.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e ka shënuar ditën …