Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Drejtoreshën e PPSE-së, Program Swiss Contact në Kosovë Argjentina

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Drejtoreshën e PPSE Program Swiss Contact në Kosovë Argjentina Grazhdani dhe stafin, Adriatik Gacaferin nga Kosovo Mountain Club dhe Nol Krasniqi nga organizata “Marimanga”. Në ketë takim të përbashkët ata kanë diskutuar për sfidat dhe mundësit e Zhvillimit të Turizmit në Deçan, për përpjekjet e vazhdueshme si institucion për të arritur objektivat drejt zhvillimit të kësaj fushe e cila është potenciali kryesorë i zhvillimit të komunës së Deçanit. Me këtë rast kryetari Ramosaj tha se synimet e mia janë në Zhvillimin e Turizmit dhe të Bujqësisë, sepse këta dy sektorë i japin një mundësi më shumë qytetarëve të komunës së Deçanit për një jetë më të mirë. Pas takimit miqësor ata bashkë kanë vizatuar edhe atraksionin turistik “VIA FERRATA – Deçani”, i cili projekt është bashkëfinancuar nga Komuna e Deçanit dhe PPSE Program Swiss Contact.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …