Brickos

RKL

RKL: “Bota sot”, gënjen, mashtron dhe fyen luftën heroike të UÇK-së, shumë më tepër sesa shtypi dhe regjimi i Serbisë

Krahu i politikës pacifiste në Kosovë, në angazhimet e përditshme si në të kaluarën, ashtu edhe në një segment aktual të medieve e portaleve, ka degjeneruar në shumë segmente të tradhtisë së interesit kombëtar, në pretendime për ta kthyer botën mbrapshtë duke e njollosur UÇK-në sidomos tani kur krejt forcat pro serbe janë angazhuar kundër saj, në akord edhe me shpirtshiturit shqipfolës e shqip-shkronjës.

Shkrimet e porositura, analiza e “profesorëve me nam” që paraqiten herë nga Uashingtoni, herë nga Prizreni e herë nga ndonjë qymez e gjiriz, herë me një copë torte e herë me emra të  agjentëve me nam të UDB-së pastaj të SHIK-ut,  herë nga ndonjë LPK-ist i vonuar e  zevzek, i cili  gjatë luftës ia ka bërë bum e bam në Tiranë, me telefona satelitorë, kuptohet nëpër hotele e bordele, por kurrë në ballin e luftës brenda Kosovës, pastaj emra të njohur të ish strukturave komuniste jugosllave, inspektorë të UDB-së dhe bijë e bija të tyre, zyrtarë aktualë që mrizojnë në “çerdhen” qeveritare, hajna e banditë të deridjeshëm,  që kanë vrarë njerëz me para për të zhvatur pasuri të tundshme e të patundshme, bijë e bija bastardësh të njohur për qëndrimet e tyre në radhë të parë kundër Shtetit shqiptar, pastaj kundër luftës së drejtë të UÇK-së, këta e të tillët si këta,  të gjithë tok  po zihen në këtë kazan, që quhet “Bota sot”, por jo vetëm në këtë mbetje titiste, që  kundërmon erë të keqe të tradhtisë së hapur kombëtare, erë të trupit të pakallur të mbetjeve të  Ballaban pashës, të Esat Pashë Toptanit,  Xhafer Devës, Ali Shukriut,  Rrahman Morinës, Azem Vllasit, Xhavit Nimanit, Ibush Kllokoqit, Selim Broshës, Lutfi Ajazit, Bashkim Kursanit, Muharrem Danës, Jusuf Karakushit, Sejdo Bajramoviqit  e qindra të tjerëve. Shto kësaj edhe tërë një kaste bastardësh të sotëm,  në përpjekjet që bëjnë  për të ngadhënjyer pretendimi i tyre se gjoja  krerët e luftës së UÇK-së kanë qenë agjentë të huaj, se nuk kanë qenë fare në luftë, se edhe kur kanë qenë në luftë  paskan vrarë shqiptarë të ndeshëm, kështu ata i llogarisin bashkëpunëtorët e Serbisë, të cilët kanë marrë plumbin kokës edhe pse   janë krejt një pakicë e vogël, që kanë marrë atë që e kanë merituar.

Nuk mund të mos e parafrazoj me këtë rast   një mendim të intelektualit e veprimtarit, Gjokë Dabaj, i cili kur mësoi  se krerët e UÇK-së po akuzoheshim për 80 të vrarë, gjatë luftës, në mesin e tyre gjysma gjallë, gjeti forcë burrërie  dhe tha, mos i qoftë hallall UÇK-së buka e Kosovës, që paska likuiduar vetëm aq pak mercenarë e spiunë të Serbisë, dhe nuk do t ia kisha bërë hallall edhe po të kishte vrarë 50  fish e më shumë prej asaj fare të zezë.

Nëse çështjen e trajtojmë metodologjikisht e realisht, vërejmë se pacifistët, pas luftës nuk mund të tregoheshin trima,  as para grave e nuseve të tyre, nën fustanet e të cilave kishin ikur bashkë me to nga Kosova, kur këtu, në atdheun tonë,  në fushën e nderit dhe në altarin e atdheut binin  qindra dëshmorë e martirë gjatë ditës. Ata, mendoj për ata, që cilët kanë pasur pak ndërgjegje kombëtare, e kanë ndier thellë tradhtinë që po bënin në kohën kur toka e përgjakur dhe e përflakur e atdheut po iu rrëshqiste nën këmbë, për të shpëtuar për veti sipas motos së njohur, “ikë prapanicë se të lashë”…

Duhet ta pranojmë hapur se shumica e shqiptarëve ka qenë pacifiste me rrënjë, me origjinë që nga koha e Perandorisë Osmane, së cilës i kishin shërbyer me po aq zell sa edhe regjimit të Titos më vonë, aq  sa janë në gjendje t i shërbejnë sot Evropës, nuk po themi Amerikës, sepse shumë kohë e kanë sharë, ashtu sikur sot e shajnë Turqinë, madje edhe e kërcënojnë se do t’ i marrin haqet e moçme,  pasi këto të djeshmet kundër Serbisë i kanë harruar, as ua mbanë të mendojnë të marrin hak  sepse ata rezonojnë me intuitë skllavi se  Serbia është në kufi dhe fare lehtë një ditë mund të duket me tanke, e Turqia është larg, andaj mund ta shajnë dhe të tregohen trima, nipa e stërnipa besnikë që gjysh-stërgjyshave  të tyre, që ishin betuar së pari për Dovlet e Sulltan, pastaj për Muhamed e islam, sepse , “hepisi”  ishin turk elhamdulilah, sikur ishin bijë besnikë të Titos, edhe pas Titos, shprehur jo vetëm me zjarrin e nostalgjisë, “Druze Tito mi ti se kunemo”... Shoku Tito ne të betohemi, se nga rruga jote kurrë nuk do të largohemi.  I tillë është rodi e soji i pacifistëve të mjerë, servilë e të nënshtruar ndaj gjithë të huajve, por trima të kërleshur kur bëhet fjalë kundër të afërmve, të vetëve, me që cilët i ndanë mendimi e veprimi ndryshe.

Këta trima, sot në kazanin e “Bota sot” nuk lënë terr e zi pa shkruar kundër  Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit, Salih Mustafës,  Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt, Pjetër Shalës dhe të gjithë atyre, për të cilët paragjykojnë se janë “kriminelë’ të UÇK-së. Kjo faqe plehurinash boton shkrime, ku të gjithë të përmendurit quhen kriminelë ende pa u gjykuar, ende pa u shpallur fajtorë, ende pa dhënë dëshmi të hapur dhe zyrtare  asnjë dëshmitar i mbrojtur para gjyqit, ashtu sikur ndodh në çdo proces gjyqësor. Po vetëm në këtë mënyrë ata e kënaqin egon e tyre mjerane, duke i shfryrë valvulet e zemërimet me të shara, me etiketime, fyerje e fjalë të ndyra rruge, sepse asnjërit prej këtyre trimoshave nuk ia ka mbajtur t’ i shajnë krerët e UÇK-së, gjatë luftës jo se jo, po as nga azili e mërgimi ku ishin katandisur për të ruajtur kokat.

Gazetarët e kohës së Titos janë kalitur për 50 vjet me bashkim vëllazërim me serbë e serbe dhe janë nus prodhim i mendësisë sllave-shqiptare, jo shqiptaro-sllave. Ka dallim të madhe madje edhe gjenetik të kromozomeve të përziera jo vetëm të ADN-së e kromozoneve biologjike, por edhe të trashëgimisë idealiste, titiste, rankoviqiste, të cilët sot i gjen në Bota Sot, Koha Ditore, Insajder Kosova e shumë të tjera.

Kjo klasë e spiunëve shqipshkrues mbanë lidhje të përhershme me Beogradin, madje ato lidhje nuk i kanë shkëputur as gjatë luftës, sepse ata nuk ishin shënjestra e regjimit barbar të Milosheviqit. Ata ishin: “posteni shiptari” si Veton Surroi, Flaka Surroi, Gani Mehmetaj, Isak Hasani, Bato Haxhiu, Jusuf Ferizi, Jusuf Buxhovi,  pastaj disa regjisorë  dhe “gllumca”, aktorë “të njohur” që krenohen se e kuptojnë dhe e flasin më mirë serbishten sesa shqipen, që e kanë mbajtur në dhomën e gjumit foton e Milosheviqit, që pas luftës i përurojnë veprat në Beograd dhe në çdo dy maj vizitojnë Dedinjën e Josip Broz Titos, pse jo edhe të Milosheviqit, por në ilegalitet, meqë ashtu e kërkon koha.

Kjo mbetje e sundimit afër 80 vjet e Serbisë, në Kosovë, ende është e fortë dhe aktive

Kjo mbetje e sundimit afër 80 vjet e Serbisë, në Kosovë, ende është e fortë dhe aktive në të gjitha segmentet e jetës sonë të organizuar institucionale, shoqërore, politike, fetare e ideologjike.

Kjo “trashëgimi” pacifiste edhe pse në rrugë drejt shkërmoqjes dhe rënies në fundërrinën e historisë, aktualisht është e fortë, meqë ka gjetur shesh pë të bërë shesh duke marrë fryë e frymëzim në regjimin aktual në vend, meqë një pjesë e madhe e brezit të pas luftës, i takon gjenetikisht asaj klase dhe nuk mund të çlirohet lehtë nga e kaluara politike, ideologjike, familjare.

Ata që kanë bërë kthesë dhe e kanë varrosur apo bëjnë përpjekje ta varrosin të kaluarën e prindërve të tyre, natyrisht se e kanë gjetur rrugën e duhur të historisë dhe ata nuk i nget askush, sepse nuk thuhet kot se “ del i miri prej të keqit ashtu sikur del edhe i keqi prej të mirit”. Të tillët askush nuk i paragjykon se cila ka qenë nëna  apo babai i tyre, pasi biri apo bija nuk mund të fajësohen për veprat e prindërve, nëse nuk i lavdërojnë dhe nuk i arsyetojnë ato.

Por është i pranishëm edhe një paradoks tjetër

Asnjë bir apo bijë, vëlla apo motër, e ish milicëve të Titos e të Milosheviqit, nga më shumë se 30 apo 40 mijë sa kanë punuar në milicinë jugosllave prej vitit 1945 e deri në vitin 199o, nuk u ka kërkuar falje bashkëkombësve, të cilëve u kanë shkaktuar plagë, vrasje, krime, burgosje, tortura ndër më mizoret. Por ka mjaft të tillë që lavdërojnë veprimet e baballarëve milicë e policë, u kanë ngritur përmendore, kanë mbushur rrugët me emrat e tyre dhe disa madje i kanë shpallur edhe heronj. Kjo është e vërteta që nuk mund të fshihet edhe pse nuk i bën fare nder kombit.

Por nga ai mes i milicëve, ka pasur edhe luftëtarë të lirisë,  gjatë kohës së luftës, të cilët e kanë mbyllur me vepër të  kaluarën kolaboracioniste të  familjarëve të tyre, duke i bërë argatin atdheut të robëruar.

Nostalgjikët e jugosllavizmit, të bashkim vëllazërimit, të përbashkësisë së shqiptarëve me serbë, sllavë e të tjerë,  durojnë gjithçka nga temjani sllavo-bizantin, por nuk e durojnë dot shkaktarin e prishjes së asaj rehatie,  të  asaj  kohe “të artë”, që ngjallë jo vetëm nostalgji, nuk e durojnë akronimin UÇK,  nuk i durojnë dot fjalët si komandant i UÇK-së, dëshmor e heroi i kombit. Të vetëm gjë që ata dhe ato  e pranojnë është togfjalëshi, “viktima civile të luftës”.

Mbi këtë pozicion politik dhe ideologjik ata kanë vazhduar rrugën e pacifizmit shekullor  dhe janë në rrugë të përpjekjeve për deformimin e historisë kombëtare, në rrugë për të treguar se çdo kahe tjetër, përveç pacifizmit historik që tingëllon: lepe-peqe, moljim-ljepo, Yes-oky, për ta  është e papranueshme dhe e pamundshme.

Ahmet Qeriqi

  1. 6. 2021

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …