Joe Biden, arrin në Evropë, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, në postin e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden,  arrin në Evropë, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Turneu i tij tetë-ditor përfshin një sërë takimesh në kuadër të samitit të G7-s, pastaj bisedime me partnerët evropianë dhe të NATO-s, si dhe një takim ballë për ballë me  kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin. Përmirësimi i raporteve transatlantike dhe diskutimi i mosmarrëveshjeve me Rusinë pritet të jenë çështjet kyçe të kësaj vizite. Udhëtimi konsiderohet edhe një provë e aftësisë së presidentit Biden për të menaxhuar dhe përmirësuar raportet me aleatët kyç të Amerikës të dëmtuara ndjeshëm gjatë udhëheqjes së paraardhësit të tij, Donald Trump, i cili e kishte tërhequr Shtetet e Bashkuara nga traktatet ndërkombëtare dhe kishte vendosur tarifa tregtare ndaj aleatëve.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …