Qeveria gjermane dhuron donacionin e radhës për FSK-në

Qeveria gjermane dhuron donacionin e radhës për FSK-në

Sot në kazermën e FSK-së, “Skënderbeu” në Ferizaj, u mbajt ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për FSK-në. Në ceremoninë përkatëse, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, të cilët  u pritën nga komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade, Irfete Spahiu. Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen  e deritashme në të gjitha fushat për  Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Ambasadori Rohde, shprehu kënaqësinë e tij që në emër të qeverisë gjermane dhuron donacionin përkatës duke theksuar se bashkëpunimi në mes dy ministrive do të thellohet edhe më tej si dhe mbështetja nga shteti gjerman do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …