Kryetari Ramosaj ndanë mirënjohje të veçanta për Policinë e Kosovës

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më ekzekutivin komunal, ka pritur në takim Komandantin e Stacionit Policorë në Deçan Tog. Nysret Xhurkaj si dhe Shefin e hetimeve Tog. Alberim Mujaj. Duke e çmuar lartë bashkëpunimin mes institucionit Komunal dhe Policisë, si dhe policisë dhe qytetarëve për rendin dhe sigurinë, për zbardhjen e rasteve të shumta gjatë vitit 2018 dhe në fillim të këtij vitit 2019 kryetari Ramosaj ndau dy mirënjohje. Për : Stacioni Policor në Deçan

Me motivacion – Për bashkëpunimin e ndërsjelle me institucionin Komunal, dhe për sigurinë e qytetarëve të komunë tonë. Këtë mirënjohje e pranoi Komandantin e Stacionit Policorë në Deçan Tog. Nysret  Xhurkaj.

Më motivacion – Për aktin e tyre shumë profesional të kryer në shërbim të mbrojtës së jetës dhe pasurisë së qytetarëve. Këtë mirënjohje e pranoi Shefi i hetimeve Tog.Alberim Mujaj .

Kryetari Ramosaj e çmoi angazhimin policor në fushën e sigurisë duke i bërë qytetarët e komunës së Deçanit të ndihen të sigurt, ndërsa stafi komandues i stacionit policor Deçan, falënderoi kryetarin Ramosaj dhe ekzekutivin komunal   për mirënjohje, ndërsa u zotua se angazhimi dhe veprimet policore do të vazhdojnë të jenë komfor autorizimeve në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë në interes të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e dytë për vitin 2024

Në sallën e kuvendit, me fillim në ora 10:00, Komiteti për Persona me Aftësi të …