Regjisori, Pirro Milkani: 300 milionë spektatorë në Kinë kanë shikuar filmin shqiptar, “ngadhënjim mbi vdekjen”

Regjisori, Pirro Milkani: 300 milionë spektatorë në Kinë kanë shikuar filmin shqiptar, “ngadhënjim mbi vdekjen”

Regjisori, i njohur shqiptar,  Pirro Milkani, duke folur për filmat e “Kinostudios Shqipëria e Re” ka deklaruar se ata shikoheshin me shumë interesim edhe në Kinë.  Shqiptarët e shumtë që ktheheshin nga Kina na informonin se filmat shqiptarë ishin tepër të pëlqyer dhe shumë batuta të personazheve të filmit citoheshin gjithë kënaqësi nga kinezët. Filmi është i destinuar për një publik të gjerë dhe shkalla e suksesit përcaktohej edhe nga numri i spektatorëve. Në rastin tone, filmi shqiptar po shënonte shikueshmëri të paparë.

Kur pata rastin të vizitoja Kinën në vitin 2004 zbulova se filmat shqiptarë vazhdonin të shiteshin ne formatin DVD, ndërkohë që kineastët e rinj kinezë përgatisnin ciklin “Magjia e filmit” me rastin e njëqindvjetorit të kinemasë kineze. E në këtë cikël do të përfshiheshin edhe pesë emisione speciale njëorëshe për “magjinë e filmit shqiptar”.

Kinezja shqipfolëse Hualu, që kishte studiuar në Shqipëri ne vitet 60-të çdo ditë më tregonte ndonjë të re për filmat shqiptarë. Filmi që kishte pasur sukses të madh ishte “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ai ka marrë mbi 300 milionë spektatorë. Sipas kineastit shqiptaro-amerikan Tomas Logoreci, filmi e mbajti rekordin botëror deri në vitin 1992 kur ia kaloi filmi amerikan “The Fugitive” me Harrison Fordin e Tomy Lee Jones. Për kureshtje kërkova në Uikipedia dhe zbulova se filmi amerikan kishte inkasuar 183 875 720 dollarë në Amerike dhe 368 875 750 dollarë në botë. Dukshëm Logoreci ngatërron dollarët me numrin e spektatorëve.

Në një intervistë për revistën amerikane Variety, 68-vjeçari Zhangu pohon se ai u impresionua së tepërmi kur si adoleshent pa një film shqiptar dhe vendosi të bëhej kineast. Pas një pune shumëvjeçare shefja e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Pekinit Cheng Hua Feng para disa muajsh mbrojti doktoraturën me veprën studimore “Filmi shqiptar ne Kinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …