Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ftuar për intervistë nga Policia e Kosovës rreth incidentit të djeshëm në këtë komunë ku është rrahur kryetari i qendrës së LV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
Siç është raportuar në medie Lushtaku i është përgjigjur pozitivisht ftesës.
Sipas pamjeve shihen shumë qytetarë që janë mbledhur para stacionit të policisë ku do të intervistohet Lushtaku.
Sot nënkryetari i kësaj komune, Fadul Nura, ka mohuar se në këtë incident ka qenë i përfshirë kryetari Sami Lushtaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
