Kryetari Selmanaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me CDF-në

Në një takim të përbashkët mes kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, drejtori të Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj, z.Mirsad Nimanaj nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, kanë pritur në takim të përbashkët drejtoreshën e CDF-së zonj.Nermin Mahmuti.

CDF dhe komuna e Deçanit, kanë raporte të mira dhe kanë realizuar një serë projektesh të përbashkëta në të mirë të qytetareve të komunës së Deçanit.

Andaj edhe nënshkrimi i këtij memorandumi është një nismë e mbarë e projekteve në vazhdime. Ndryshe Objektiva kryesore e projektit është zhvillimi i aktiviteteve ndërkufitare me Malin e Zi ne promovimin e turizmit te qëndrueshëm duke u bazuar ne vlera natyrale, tradicionale dhe kulturore te rajonit, derisa synimi specifik i projektit është zhvillimi i shtigjeve te gjata dhe pakove turistike qe lidh komunitetet malore me akterët tjerë relevant ne fushën e turizmit.

Më konkretisht, projekti parasheh zhvillimin e  shtigjeve për ecje deri ne 60km dhe çiklizëm deri ne 117km përgjatë tri komunave Peje, Deçan dhe Junik, duke përfshirë këtu edhe intervenime në përmirësimin e infrastrukturës, shenjëzimin e shtigjeve si dhe aktivitete promovuese për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e konkurrencës ne Bjeshkët e Nemuna. Projekti gjithashtu parasheh programe për subvencionim te bizneseve private ne turizëm, trajnime për ngritjen e kapaciteteve te shoqatave bjeshkatare, klubeve dhe akterëve tjerë relevante ne fushën e turizmit.

Projekti ViP of Dinaric Alps financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit për bashkëpunim nder-kufitar me Mal te Zi dhe implementohet nga CDF ne një periudhe kohore prej 18 muajve nga 01 Mars 2016 deri me 31 Gusht 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është …