Kryetari Shehu me bashkëpunëtor bënë Homazhe pranë shtatores së heroit të Kombit Edmond Hoxha, në Sheshin e Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, së bashku me familjen e Heroit “Edmond Hoxha” dhe delegacioni i Komunës së Junikut i përbërë nga drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, zyrtarët e LDK dhe VV-së,  bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh pranë shtatores së heroit të Kombit Edmond Hoxha, në Sheshin e Junikut. Duke  përkujtuar edhe dy bashkëluftëtarët e tij Heronjt Zahir Pajazin e Hakif Zejnullahun, që ranë heroikisht 25 vite më parë. Me këtë rast, kryetari Shehu tha se junikasi ynë Edmondi mbetet figura e një gjenerate që iu kundërvu me armë armikut shekullor. Ai së bashku me dy shokët ishin ndër të parët që iu bashkëngjiten UÇK-së, ishin strategët dhe janë emblema e luftës për liri. Kryetari Shehu më tej tha se, sot është një moment reflektimi për luftën dhe sakrificat e dëshmorëve, heronjve dhe popullit tonë liridashës. Andaj përkulemi me mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për liri. Pa sakrificën sublime të mijëra vajzave e djemve Kosova nuk do të ishte kjo që është. Kujtojmë e nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën, që vendi ynë të jetë i lirë. Flijimi i Edmondit, Zahirit dhe Hakifit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është shembull frymëzues për gjeneratat e reja,  për ta dashur e ndërtuar vendin tonë. Sot jemi krenarë që jemi shtet dhe synojmë të bëhemi pjesë e barabartë e familjes evropiane, që ishte edhe ëndrra e heronjve e dëshmorëve që dhanë jetën e tyre, ka thënë kryetari Shehu me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit

U mbajt mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhja u …