Brickos

Të hyrat komunale për vitin 2021 në komunën e Deçanit, shënojnë rritje 208,867.01 euro më shumë sa ishte planifikuar

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Hajdar Sutaj, ku prezent ishte Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetar Sami Cacaj, drejtor të drejtorive komunale, shoqëri civile dhe qytetar, është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit për vitin 2022.

Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit që kanë dhënë dorëheqje dhe dhënia e betimit solemn të anëtareve të rinj që kanë marrë mandatin,

  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2022,

  4. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe si mbledhjeve të KPF-së për vitin 2022,

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i-Rregullores për Punë të Kuvendit,

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Komitetin e Komuniteteve,

  7. Marrja e vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2021 nga të hyrat vetanake të vitit 2021.

  8. Themelimi i Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike, Komision i cili do të bëjë edhe ndryshim-plotësimin e Rregullores për punën e tij(Rregullore e punës së Komisionit për emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera Publike)

  9. Themelimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ SH.A,

  10. Shqyrtimi I Model Rregullores për Shërbimet Publike Komunale dhe

11 .Të ndryshme

Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është bërë zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit që kanë dhënë dorëheqje, Sami Cacaj-Nënkryetar i Komunës, znj.Agnesa Vokshi-Drejtoresh e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale, betimin e kanë dhënë znj.Lulavere Qorraj-Selmanaj, z.Fekri Qufaj nga radhët e AAK-së. Edhe pikat 3, 4 dhe 5 me shumicë votash janë miratuar në kuvend. Pika e 6-të e rendit të ditës me shumicë votash është miratuar, mbase janë zëvendësuar dy anëtar nga Komiteti i Komuniteteve. Po ashtu me shumicë votash, pas një debati pozitë -opozitë dhe arsyeshmërisë së dhënë është miratuar pika e 7-të e rendit të ditës lidhur me rritjen e buxhetit komunal të vitit 2021 nga të hyrat vetanake të vitit 2021, në vlerë mbi 208.684.01 euro, ku ishte planifikuar që në vitin 2021 rritja e buxhetit të jetë 646,165.00€ ku në total kapë shifrën 855,032.01€. Seanca ka vazhduar me pikën e 8-të, themelimin e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike, Komision i cili do të bëjë edhe ndryshim-plotësimin e Rregullores për punën e tij ( Rregullore e punës së Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e shesheve, rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike). Komisioni ka këtë përbërje nga të gjitha subjektet politike :

  1. Yllarta Thaqi-AAK

  2. Arjan Dobraj-AAK

  3. Floriana Hulaj-AAK

  4. Elmedina Sadikaj-AAK

  5. Skender Kurmehaj- LDK

  6. Orges Tafilaj – VV dhe

  7. Mon Selmonaj – PDK

Në këtë seancë në pikën 9-të është themeluar Komisioni Komunal i aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Higjena” Sh.A.

  1. Lendita Berisha –AAK

  2. Armend Loshaj –AAK

Ky komision do të plotësohet në ditët në vijim edhe më një anëtar nga egzekutivi komunal. Në pikën 10-të lidhur me Shqyrtimin e Model- Rregullores për Shërbimet Publike Komunale, për këtë model rregullore është debatuar nga të gjitha subjektet politike, po ashtu edhe janë dhëne arsyeshmërit nga zyrtarët përgjegjës ka marrë dritën e gjelbër për proceduar të mëtutjeshme për të ju nënshtruar diskutimeve publike dhe kthimit prapë në kuvend për miratim. Në të ndryshme është diskutuar për  gjendjen me pandeminë Covid-19 në shkolla e Komunës së Deçanit, ku sipas Drejtorit të Arsimit z.Bekim Vishaj, aktualisht janë të infektuar 128 nxënës dhe 21 mësimdhënës dhe 3 shkolla janë duke zhvilluar mësimin në variantin C. Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj.Agnesa Vokshi bëri të ditur nga data 15.01.2022 ka rritje të numrit të infektuarve në komunën e Deçanit, aktualisht kemi raste aktive shumë gjë e cila e pamundëson që të jem afër secilit me ndihmë financiare. Në QKMF-në ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan, çdo ditë kryhen edhe testime për Covid-19 nga ora 11:00-13:00. Teste ka të mjaftueshme tha Drejtoresha. Për rastet me COVID-19 ka fole edhe z.Halil Tolaj, Drejtor i Inspekcionit duke ber thirrje për vaksinim. Në të ndryshme u diskutua edhe për mundësin e ngritjes së një Komisioni për elaborimin e pronave qe ndodhen ne kuadër të Parkut Nacional. Në këtë seancë u dakorduan që në seancën e muajit shkurt  të ftohet menaxhmenti i Kompanisë Rajonale  të Ujësjellësit ’’Hidrodrini’’SH.A për të raportuar për sistemin e ujësjellësit dhe furnizimin me uji të pijes nga Qershori 2021 deri me tani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …