Bujar Nishani: Shqipëria duhet të iniciojë një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë

Kryetari Nishani po qëndron për një vizitë treditore në Kroaci

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani gjatë qëndrimit treditor në Kroaci, me ftesë të kryetares, Kolinda Grabar Kitaroviq, i ka dhuruar urdhrin, “Nderi i Kombit” Shoqatës së Vullnetarëve Shqiptarë të luftës në Kroaci.  Në ndarjen e mirënjohjes ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Tomo Medved, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Zagreb, Ilir Melo. Vizitën zyrtare, kryetari Nishani e ka filluar në një takim me pjesëtarët e pakicës shqiptare, kryesisht me origjinë nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në Kroaci. Ministri, Medved ka çmuar lartë kontributin që ka dhënë batalioni i luftëtarëve shqiptarë në luftën atdhetare të Kroacisë, në vitin 1990-1992 për çlirim nga hegjemonizmi dhe kolonializmi serb. Konsiderohet se në luftën e Kroacisë kanë marrë pjesë më shumë se 1000 shqiptarë, në mesin e tyre edhe Heroi i luftës së Kroaci dhe në Kosovë, Bekim Berisha, pastaj Fehmi Lladrovci, Naser Ademi,  e shumë të tjerë. Në luftën çlirimtare të Kroacisë kanë marrë pjesë edhe oficerë të lartë shqiptarë, të cilët gjatë luftës kishin dezertuar nga Armata jugosllave dhe iu kishin bashkuar forcave të rezistencës kroate si: Agim Çeku, Rrahim  Ademi e të tjerë. Disa dhjetëra luftëtarë shqiptarë ende konsiderohen të zhdukur qysh nga mbarimi i luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …