Kryetari, Smajl Latifi ka thënë se pas 9 shkurtit, Rahoveci më nuk do të anashkalohet

Kryetari, Smajl Latifi ka thënë se pas 9 shkurtit, Rahoveci më nuk do të anashkalohet e as diskriminohet nga Qeveria, sikur është diskriminuar negativisht nga Qeveria Kurti. Ai ka thënë se komuna që drejton ka pasur shumë projekte që kishin për qëllim mirëqenien e qytetarëve por se ato nuk u realizuan për shkak se Qeveria Kurti nuk ka ndarë mjete për to. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shfaqur besimin e tij se pas 9 shkurtit, Kosova do të udhëhiqet nga Koalicioni i Fitores me në krye kryeministrin, Ramush Haradinaj e Rahoveci nuk do të ketë më diskriminim negativ por se do të realizohen projekte të shumta që do të ndikojnë në mirëqenien e të gjithë banorëve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 6.3 për qind brenda një viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e prodhimeve bujqësore kanë …