Kryetari Suma dhe Prof. Dr. Agron Bajraktari, zotohen për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së  Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari i shoqëruar nga Prof.Asoc.Dr.Afrim Loku Prorektor i këtij Universiteti. Zhvillimet në institucionet përkatëse ishin temë e bashkëbisedimit ndërmjet Kryetarit Suma dhe Bajaraktarit. Duke e falënderuar për mikpritjen Rektori Bajraktari theksoi interesimin e madh të të rinjve që dëshirojnë të bëhen pjesë e UShAF-it si dhe për përgatitjet që po bëhen për të filluar vitin e ri akademik. Rektori Bajraktari me këtë rast shprehu gatishmërinë që për nevoja të bashkëpunimit në interes të të dy institucioneve të ofroj tërë asistencën e nevojshme si në kapacitete profesionale të USHAF-it por edhe kapacitetet e këtij institucioni arsimor. Ndërsa Kryetari Suma e urojë Rektorin Bajraktari për punën e madhe në zhvillimin dhe ngritjen e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj si dhe në gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim. Duke u ndërlidhur me fillimin e vitit të ri Akademik, Kryetari i komunës Rufki Suma dhe Rektori Agron Bajraktari iu bënë ftesë të rinjve që të aplikojnë në këtë institucion të Arsimit të Lartë duke qenë se profilet aktuale që ofrohen në Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), janë profile që ofrojnë perspektive të mirë në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …