Kryetari Thaçi: Bajram Rexhepi ishte personalitet emblematik, humanist dhe mjeku i parë i UÇK-së

Kryetari Thaçi: Bajram Rexhepi ishte personalitet emblematik, humanist dhe mjeku i parë i UÇK-së

Në ambientet e Teatrit Kombëtar në Prishtinë është mbajtur mbledhja komemorative në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Në këtë mbledhje komemorative kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore e partiake, bashkëpunëtorë dhe familjarë të Bajram Rexhepit. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në këtë mbledhje, ka thënë se Bajram Rexhepi është një ndër personalitetet më emblematike me të cilët ka punuar. “Në karrierën time politike ai ishte një ndër personalitetet më emblematike që kam punuar. Ai u shqua për profesionalizëm dhe humanizëm qysh ne vitet ‘96, ‘97 e më tej duke shëruar ushtarët. Doktor Bajram Rexhepi, ishte mjeku i parë i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Në vitet 1998 – 1999, ai gjendej kudo ku ishte beteja: në Shalë, në Llap, Drenicë, Mitrovicë. Përherë ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të plagosur. Ai i besonte drejtësisë, luftës për liri. Kudo që ishte mbillte shpresë, optimizëm dhe besim”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se Rexhepi i besonte luftës për liri. “Ai u dedikua me tërë forcën par bashkimin e qytetit të Mitrovicës, derisa u angazhua me tërë kredibilitetin njerëzor në strukturat e PDK-së, që nga themelimi i saj. Për rreth dy dekada ishte ndër liderët kryesor të partisë. Me Bajramin kam vizituar dhe takuar shumë qytetarë, nëpër fshatra dhe lagje, ku nga të gjithë respektohej dhe çmohej shumë”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …