Thaçi

Kryetari, Thaçi, i ka thënë deputetit të LDK-së, Anton Çuni, mercenar që ka hyrë në Kosovë pas luftës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Çuni janë përplasur në mes vete për kohën e luftës. Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Çunin, duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë. Kjo përplasje ka filluar kur deputeti Çuni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë. “E di që jeni frikësuar në luftë, nuk e kuptoj pse tash në paqe”, ka thënë ai. “Ti kur flet për luftë mos u djersit, se në luftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi ka  hyrë NATO-ja,  në Kosovë. Ke luftuar, ke qenë një mercenar luftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardhur turp. Ti mercenari qe ke luftuar atje, asnjë ditë nuk e ki luftë në Kosovë”, ishte kundërpërgjigja e Thaçit ndaj Çunit. Për luftën janë përplasur edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputeti Çuni.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …