Haradinaj: Duhet t'u bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të ulët në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë

Ramush Haradinaj: Samiti i Berlinit, është një takim multilateral, ku do të diskutohen çështje të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për mediet se Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 29 prill, është një takim multilateral ku do të diskutohen çështje të ndryshme. Ai tha se qëndrimet që i ka Qeveria e Kosovës nuk janë qëndrime vetëm të kryeministrit por, siç tha ai janë qëndrime të Kosovës. Haradinaj shprehu  bindjen se nuk do të ketë shpërputhje mes qëndrimeve të tij dhe të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Do të kemi kohë të flasim me presidentin dhe do të harmonizojmë qëndrimet, nuk besoj se ka ndonjë dallim në çështje të caktuar”. Ai po ashtu ka thënë se personalisht nuk ka qëndrime tjera pos atyre që dihen deri tani si për dialogun me Serbinë po ashtu për taksën prej 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …