Kryetari Thaçi ka filluar ditën e sotme me takime të shumta në Osaka dhe Kyoto të Japonisë me përfaqësues shtetërorë

Kryetari Thaçi ka filluar ditën e sotme me takime të shumta në Osaka dhe Kyoto të Japonisë me përfaqësues shtetërorë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës shtetërore në Japoni fillimisht ka zhvilluar një takim me përfaqësues të odave ekonomike të Japonisë si dhe me deputetë të parlamentit japonez. Pas këtij takimi të përbashkët, Thaçi theksoi se tani është koha që të krijohen disa shembuj konkret të investimeve japoneze në Kosovë. Ai ka thënë se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është më konkurrenti në rajon. Ai po ashtu tha se shumë shpejt do të emërojë një konsull nderi në Osaka, i cili do të jetë një urë lidhëse ndërmjet shteteve, popujve dhe bizneseve të Kosovës Sipas tij, Kosova si shtet i ri ka potenciale të mëdha për investime, sipas të cilit, Kosova lehtë mund të shndërrohet në një qendër të bizneseve dhe investimeve japoneze që kanë për synim tregun evropian. Në këtë takim u konfirmua pjesëmarrja e Kosovës në panairin më të madh në botë “Osaka Expo 2025”, ku Kosova ka siguruar një pavion për promovimin e mundësive investive dhe produkteve të bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …