Thaçi: Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re

Kryetari Thaçi: Kosova do të jetë në mbështetje të Shqipërisë, njësitë përkatëse të FSK-së nisen për në Tiranë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas situatës se krijuar në Shqipëri nga tërmeti i cili ka shkaktuar viktima në njerëz por dhe dëme të mëdha materiale në orët e para të mengjesit të sotëm. Ai ka thënë se do të jemi përkrah Shqipërisë, madje edhe disa njësi të FSK-së tashmë janë nisur për në Tiranë. “Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …