Kryetari Thaçi priti në takim kreun e Odës Ekonomike Amerikane

Kryetari Thaçi priti në takim kreun e Odës Ekonomike Amerikane

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, me të cilin bisedoi për krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për bizneset vendore. Kryetari Thaçi, siç bëhet e ditur në kumtesën për medie, u shpreh se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe plotësimi i kritereve për t’u bërë kandidat i ‘Millenium Challenge Corporation’ të Kongresit Amerikan, paraqesin dy konfirmime të fuqishme se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në krijimin e mjedisit sa më të mirë të të bërit biznes në Kosovë. Ndërkaq, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka u shpreh i inkurajuar me faktin që kryetariThaçi qysh në fillim të mandatit e ka vënë në theks rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …