Thaçi: 21 vjet me parë pas një lufte të pastër çlirimtare nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së dhe themelimin e TMK-së

Kryetari Thaçi: Serbia ka kryer gjenocid, ka vrarë mbi 10 mijë civilë shqiptarë këto krime që nuk do të amnistohen

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar të gjithë të pagjeturit në Kosovë dhe ka vizituar varrezat në Mejë të Gjakovës, vend ky ku 21 vite më parë u masakruan 376 persona civilë. Thaçi nga Meja bëri të ditur se asnjë krim i Serbisë nuk do të amnistohet. “Serbia ka kryer gjenocid. Ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civilë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve. Ka kryer mbi 400 masakra, ka vrarë mbi 1300 fëmijë, ushtria dhe policia serbe kanë dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare. Po ashtu e njëjta polici e ushtri ka dëbuar nga Kosova dhunshëm rreth 1 milionë serb. Ky është një gjenocid i Serbisë për fat të keq i pa ndëshkuar nga askush e as nga bashkësia ndërkombëtare deri më tani”, deklaroi Thaçi. Tutje ai bëri të ditur se nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovë. “Nuk do të ketë amnisti përballë krimit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do të kërkojmë nga ndërkombëtarët që ky krim dhe ky gjenocid të ndëshkohet”, deklaroi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …