leoni

Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Kryetari Thaçi thotë se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara proceset e vendit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior. Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Kosova shumë shpejtë do ta ketë qeverinë e re. “Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO-s”, ka theksuar ai. Të hënën, Thaçi i ka dhënë Kurtit – partia e të cilit, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 – pesëmbëdhjetë ditë kohë për të krijuar qeverinë e re. Bisedimet për formim të një koalicioni po zgjasin që disa muaj, teksa dy partitë e para, që kishin qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar, po shtyhen për postet kryesore dhe për të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të vendit, vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …