Hashim Thaci

Kryetari Thaçi thotë se nuk e ka takuar apo zhvilluar ndonjë takim sekret me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk e ka takuar apo zhvilluar ndonjë takim sekret me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Unë jam takuar me presidentin Vuçiq në takime të liderëve të ndryshëm e ceremoni të ndryshme, jashtë kamerave e në koridore e salla, në Paris, Vatikan, Vjenë, New York, ku kemi diskutuar hapur për zhvillime në rajon e në Ballkanin e Perëndimor”, ka thënë ai. Ndërsa negociatat, të gjitha pa dallim, kanë qenë të hapura, transaprente dhe në asnjë rrethanë, me asnjë çmim asnjë takim sekret”, u shpreh ai. Thaçi ka thënë se e sheh të mundshme, që viti 2019 të jetë viti i Marrëveshjes historike, paqësore, përfundimtare Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …