Kryetari Veseli mori pjesë në shugurimin e kishës “Shën Abrahami” në Llapushnik

Kryetari Veseli mori pjesë në shugurimin e kishës “Shën Abrahami” në Llapushnik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e shugurimit të kishës “Shën Abrahami”, në Llapushnik të Drenasit.

Në fjalën e tij të rastit, kryeparlamentari Veseli ditën e sotme e konsideroi të veçantë për besimtarët katolikë të Llapushnikut dhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi – simbol i luftës së UÇK-së.

Kryetari Veseli tha se Kosova mburret me atë që të tjerët e quajnë tolerancë ndërfetare, por që në fakt, është diçka më e madhe se toleranca: është bashkjetesa midis qytetarëve të besimeve të ndryshme. Sondazhi, shtoi kryeparlamentari Veseli, tregon se qytetarët e Kosovës janë qytetarët me solidarë, jo vetëm rajon, por në nivel evropian e global, për të cilën, meritë të veçantë kanë udhëqësit fetarë të të gjitha besimeve tona.

“Për ne, feja gjithmonë ka pasur kuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit dhe humanizmit. Prandaj, nuk është e rastësishme që nga kjo tokë e bekuar doli edhe simboli më i madh i bamirësisë në botën bashkëkohore, Nënë Tereza. Ne do të vazhdojmë të jemi bashkatdhetarë të denjë të saj, duke ruajtur dhe kultivuar traditën e harmonisë fetare, e cila gjithandej botës po i habitë njerëzit që punojnë për paqen dhe mirëkuptim midis popujve dhe religjioneve. Ne do të vazhdojmë t’i ruajmë si pasuri kombëtare, identitetet e ndryshme fetare të vendit tonë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në këtë mënyrë, shtoi kryetari i Kuvendit, po garantohet e ardhmja e vendit tonë, zhvillimi dhe integrimi i tij në familjen e shoqërive të lira dhe demokratike, duke dhënë, gjithashtu, shembullin se si bota mund të qëndrojë e bashkuar në dallimet e saj.

“Në fund dua të them dy fjalë për qytetarët e Llapushnikut. Nga sot, krenarisë suaj si fshat i rezistencës për liri, i shtohet edhe krenaria e të qenit fshat i bashkëjetesës fetare. Qëndroni të bashkuar në këto vlera, sepse Kosova krenohet me ju. Urime dhe e gëzofshi këtë tembull të ri”, tha në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …