Kryetari Veseli takoi ministri e jashtëm të Norvegjisë, Borge Brende

Kryetari Veseli takoi ministri e jashtëm të Norvegjisë, Borge Brende

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, me të cilin bisedoi për raportet që të dy shtetet kanë ndërtuar midis tyre, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të tyre, në interes reciprok. Marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore me Norvegjinë, Veseli i konsideroi si vlerë të veçantë për Kosovën, të cilat, sipas tij, kanë ndikim pozitiv në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.  Ministri i jashtëm norvegjez, Borge Brende, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë e veçantë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe për zhvillimet pozitive në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …