Brickos

Kryetarja e Mijanmarit, nobelistja, Aung San Suu Kyi, nuk merr pjesë në KS të OKB-së ku debatohet për gjenocidin kundër myslimanëve

Kryetarja e Mijanmarit, nobelistja, Aung San Suu Kyi, nuk merr pjesë në KS të OKB-së ku debatohet për gjenocidin kundër myslimanëve

Kryetarja e Mijanmarit, Aung San Suu Kyi, fituese e çmimit Nobel për paqe, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku sot do të debatohet për krimet dhe gjenocidin kundër myslimanëve rohinjas  nga ushtria dhe policia e Shtetit, të cilin e përfaqëson ajo. Në arsyetim të mospjesëmarrjes thuhet se ajo ka punë të më të mëdha në vend sesa pjesëmarrjen në mbledhjen e OKB-së. Nga dhuna sistematike shtetërore e Mijanmarit deri tani janë dëbuar nga vendi i tyre rreth 400.000 myslimanë të cilët janë vendosur në Bangladesh, ndërsa shumë prej tyre  ndodhen në rrugë duke u vendosur në shtete të tjera.  Aung San Suu Kyi, nuk ka treguar guxim pët tu ballafaquar  në KS të OKB-së me kritikat dhe dëshmitë e krimeve që po kryheh nga autoritetet policore dhe ushtarake të Mijanmarit kundër myslimanëve. Për më tepër autoritete të këj Shteti pretendojnë se me luftën kundër myslimanëve janë bërë pjesë e Aleancës botërore kundër terrorizmit.

Analistë dhe autoritete nga bota kanë bërë thirrje që zonjës, Aung San Suu Kyi t’i merret Çmimi Nobel për paqe. Dikur ajo kishte marrë përkrahje ndërkombëtare për angazhimin kundër huntes ushtarake në vend, por me ta marrë pushtetin ajo veproi njëjtë kundër pakicave veçmas kundër myslimanëve të vendit të saj, për shkak të bindjeve të tyre fetare. (Al-Xhazira – RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …